Ambasadorja gjermane: Azilkërkimi është një rrugë pa krye për shqiptarët
Autori: Gazeta inFokus
09:48 | 28 Gusht 2017
Gjatë vitit 2017-të, Gjermania është parë si destinacioni kryesor nga shumë shqiptarë që duan të largohen prej vendit për një jetë më të mirë. Në një kohë që radhët në dyert e ambasadës gjermane sa vijnë e shtohen, ambasadorja gjermane në Shqipëri Suzanne Schutz, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” thekson se azilkërkimi është një rrugë pa krye dhe e pashpresë për shqiptarët. Ajo bën me dije se tregu gjerman i punës ka një nevojë për specialistë shumë të mirë kualifikuar dhe që i përmbushin të gjitha kriteret ligjore. Për të gjithë të interesuarit publikohen sot profesionet më të kërkuara në tregun gjerman dhe të gjitha procedurat që duhen ndjekur për të siguruar një vizë pune.
“Më lejoni të them paraprakisht diçka, nëse jemi duke folur për vendet e punës në Gjermani, një gjë duhet të jetë plotësisht e qartë për të gjithë ata shqiptarë që janë të interesuar për mundësi punësimi në Gjermani, të udhëtosh drejt Gjermanisë me qëllimin për t’u punësuar atje dhe pasi të mbërrish të kërkosh azil, është një rrugë që nuk të çon drejt një marrëdhënieje punësimi, por është një rrugë pa krye. Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë si vend të sigurt origjine, që do të thotë se kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë, ashtu sikurse edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, përpunohen aktualisht mjaft shpejt dhe refuzohen praktikisht në të gjitha rastet. Në periudhën kohore nga janari 2017 e deri më sot janë riatdhesuar në vendin e tyre rreth 2.500 shqiptarë. Ky numër përfshin personat që janë kthyer me dëshirën e tyre si dhe ata që janë kthyer forcërisht. Këtu më duhet të përsëris edhe një herë, kërkesat e pashpresa për azil dhe qëndrimi ilegal në Gjermani do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në riatdhesimin në Shqipëri të personave, qoftë kjo edhe kundra vullnetit të tyre.” – tha ambasadorja Schutz.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...



































