Vizat për shqiptarët, një shtet i vetëm inicion bllokimin e vizave
Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 24 August 2017
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka thënë se “gjinkallat e dëshpëruara të 25 qershorit” po përhapin idenë se Holanda kërkon rivendosjen e vizave për lëvizjen e shtetasve shqiptarënë zonën Shengen.Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë siguroi nga ana tjetër se nuk mjafton një vend për të bllokuar lëvizjen pa viza në vendet Shengen dhe theksoi po ashtu se nuk ekziston asnjë raport mbi problematikat qëshqetësojnë Holandën në raport me shtetasit shqiptarë që janë vendosur atje.
Këtë pohim të ambasadores shqiptare e kishte mohuar më parë vetë ambasadorja e Holandës në Shqipëri, DewiVan de Werd. Por përkundër kësaj tymnaje dyshimi që po përhapet rreth mundësive reale të një vendi anëtar i BE-së të bllokojë lëvizjen pa viza, dokumentet zyrtare të BE-së tregojnë që kjo është plotësisht e mundur. Në shkurt të këtij viti, Këshilli Europian ka miratuar një rishikim të mekanizmit të pezullimit të heqjes së vizave. Në thelb të ndryshimeve të miratuara këtë vit është lehtësia për paraqitur një kërkesë për pezullim të lëvizjes pa viza për një shtet jo anëtar dhe shkurtimin e kohës së shqyrtimit të kësaj kërkese nga ana e KomisionitEuropian.
Po kështu, rregullorja e re e miratuar parashikon që Komisioni Europianmund të marrë vendim, në bazë të kërkesës së argumentuar, me një shumicë të thjeshtë anëtarësh. “Pezullimi mund të shkaktohet edhe nga një njoftim i një shteti anëtar ose nga Komisioni”, thuhet në vendimin e miratuar. Autoritetet holandeze kërkojnë rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, duke kushtëzuar kështu lëvizjen e tyre në hapësirën Shengen dhe këtë kërkesë ata e argumentojë me rritjen e kriminalitetit nga bandat shqiptare në Holandë dhe trafikut të drogës. Ndryshe këto dy komponentë bazuar në legjislacionin e BE-së, citohen si rrezik për sigurinë kombëtare.
Rregullorja
Një vendim i Këshillit tëEuropës, të miratuar në shkurt të këtij viti merr një vëmendje të veçantëtani që për Shqipërinë ka filluar të diskutohet për rikthimin e regjimit të vizave. Më 27 shkurt 2017 Këshilli Evropian ka miratuar një rregullore për të rishikuar atë që quhet mekanizmin e pezullimit që mund të zbatohet për të gjitha marrëveshjet ekzistuese për liberalizimin e vizave.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve është forcimi i mekanizmit të pezullimit, duke i lehtësuar punën shteteve anëtare të njoftojnë rrethanat që mund të çojnë në një pezullim liberalizimit të vizave. Përdorimi i mekanizmit gjithashtu do të lehtësohet duke shkurtuar periudhat e referencës dhe afatet kohore për të lejuar që një procedurë pezullimi të jetë më e shpejtë. Në veçanti, periudha e referencës për krahasimin e rrethanave që çuan në pezullimin me situatën gjatë vitit të mëparshëm ose përpara liberalizimit të vizave është shkurtuar nga gjashtë në dy muaj.
Pra, mjaftojnë dy muaj që Komisioni me njëshumicë të thjeshtë të pezullojë lëvizjen pa viza të shtetasve të një vendi jo anëtar i BE-së, siç është edhe Shqipëria. Por a mund të shkaktohet pezullimi i liberalizimit të vizave nga një shtet i vetëm? Edhe kësaj pyetje i jep përgjigje Këshilli Evropian. “Pezullimi mund të shkaktohet edhe nga një njoftim i një shteti anëtar ose nga Komisioni. Nëse një shumicë e thjeshtë e shteteve anëtare njofton, Komisioni do të duhet të miratojë një vendim zbatues për pezullimin e përkohshëm të përjashtimit nga kërkesa për vizë për kategori të caktuara të shtetasve të vendit të tretë të interesuar për një periudhë prej 9 muajsh”, citohet në vendim.
“Liberalizimi i vizave sjell përparësi të mëdha për BE dhe vendet e treta, por në të njëjtën kohë BE duhet të jetë në gjendje të përgjigjet në mënyrë efektive në rastet kur nuk respektohen rregullat e sistemit”, ka thënëCarmeloAbela, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare të Maltës gjatë diskutimeve për rishikim e procedurave për pezullimin e lëvizjes pa vizë në vendet Shengen.Sipas mekanizmit ekzistues, kur një shtet anëtar përballet, gjatë një periudhe gjashtëmujore, me një ose më shumë rrethana të përcaktuara mirë lidhur me shtetasit e një vendi të tretë që çon në një situatë emergjente e cila nuk është në gjendje të përmirësojë vetë, shteti anëtar mund të kërkojë që Komisioni të pezullojë për një kohë të shkurtër heqjen e vizave për shtetasit e atij vendi.
Pezullimi mund të zbatohet vetëm përkohësisht dhe si mjet i fundit. Rrethanat specifike mbulojnë një rritje të konsiderueshme dhe të papritur të numrit të emigrantëve të parregullt, kërkesave të pabazuara për azil ose kërkesave të refuzuara mes dy vendeve për të përmirësuar problematikën. Nëse Komisioni vendos që veprimi është i nevojshëm në bazë të shqyrtimit të tij dhe duke marrë parasysh pasojat e një pezullimi për marrëdhëniet e jashtme të BE dhe shteteve anëtare me shtetin e tretë në fjalë, do të miratojë një akt zbatim që përkohësisht pezullon përjashtimi nga kërkesa për vizë për shtetasit e vendit të tretë të interesuar për një periudhë prej gjashtë muajsh.
Çfarë ndodh nëse qeveria nuk merr masa
Vendimi i shkurtit të Këshillit tëEuropës ka përcaktuar edhe një rregullore të gjatë lidhur me kërkesën për pezullimin e vendimit për lëvizjen pa viza për një shtet jo anëtar i BE-së. Rregulloja që shoqëron vendimin, thotë se Komisioni gjatë kohës që pezullon rregullin e lëvizjes pa viza në zonën Shengen, vendos një dialog të vazhdueshëm me qeverinë përkatëse për të ndryshuar rrethanën që kanë çuar në rivendosjen e regjimit të vizave. “Është e nevojshme të shmanget dhe të kundërpërgjigjet ndaj çdo abuzimi me përjashtimin e vizave, kur ajo çon në një rritje të presionit të emigracionit, që rezulton, për shembull, nga rritja e aplikimeve të pabazuara për azil, edhe kur çon në aplikime të pabazuara për leje qëndrimi”, thuhet në rregullore.
Pas vendosjes së pezullimit, Komisioni vendos një dialog të vazhdueshëm me shtetin përkatës, me qëllim përmirësimin e rrethanave që kanë çuar në vendimin për pezullim. Në rast se rrethanat vazhdojnëpwr shkak se qeveria nuk merr masa pwr ndryshimin e situatës,Komisioni Europianvendos një tjetër pezullim, këtë radhë jo 9 por 18-mujor, vendim që merret dy muaj para se të përfundojë afati i parë i pezullimit. Ndërkaq, disa ditë më parë në mediat shqiptare u publikua një kërkesë e policisë dhe prokurorisë holandeze që kishin hartuar një raport ku kërkohet rikthimin e detyrimit të vizave për shtetasit shqiptarë në hapësirën Shengen.
Ky raport flet se është pikërisht rritja e kriminalitetit nga bandat shqiptare ai që çon në një kërkesë të tillë.Kriminelet shqiptarë në Holandë janë fuqizuar se tepërmi vitet të fundit, ku ata operojnë kryesisht në trafikun e drogës, pastrim parash dhe në trafikun e qenieve njerëzore.Për Policinë dhe Prokurorinë Holandeze, mënyra më e mirë për të luftuar këtë fenomen është rikthimin e detyrimit për pajisjen me vizat në mënyrë që shtetasit shqiptarë të mos hyjnë më lirisht në zonën Shengen dhe në Holandë.Policia e Amsterdamit dhe vetë ambasadorja e Holandës në Shqipëri e kanë konfirmuar ekzistencën e raportit në fjalë, ndërsa autoritet shqiptare e mohojnë.Në të kaluarën disa parti politike holandeze janë shprehur pro forcimit të masave shtrënguese për Shqiptarët, dhe kështu rikthimi i vizave mund të jetë një opsion real për Holandën.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...