Hekurudhat para kolapsit, që dy javë s’ka operim të trenave
Autori: Gazeta inFokus
08:45 | 18 Gusht 2017
Hekurudhat e Kosovës po ballafaqohet me një krizë të madhe financiare kohët e fundit. Kjo ka bërë që tash e dy javë të mos ketë asnjë qarkullim të trenave në vendin tonë.
“Ne e kemi paralajmëruar disa herë opinionin publik, nëpërmjet deklaratave dhe intervistave që i kemi pasur për çështje të krizës, por edhe për çështje të zhvillimeve të përgjithshme, por së fundmi ka qenë kompania TRAINKOS, e cila është kompani e veçantë që merret me operimin e transportit të udhëtarëve dhe mallrave, e cila në pamundësi për t’i mbajtur dhe operuar trenat dhe mjetet lëvizëse në mungesë deri te karburanti si material elementar është detyruar ti ndërpresë trenat dhe kjo ka ndodhë në fillim të muajit gusht. Pra, ka dy javë ditë që të gjithë trenat nacional të udhëtarëve që kanë operuar në Kosovë nuk operojnë më, gjë që TRAINKOS nuk është në mundësi që t’i shërbejë qytetarët në gjithë territorin e vendit”, ka theksuar Agron Thaçi, kryeshef ekzekutiv i INFRAKOS-it në RTK.
Ai tutje ka thënë se kriza nuk lidhet vetëm me operatorin TRAINKOS, por edhe me infrastrukturën, sepse Qeveria, si përgjegjëse dhe themeluese e këtyre dy ndërmarrjeve publike nuk e ka kryer obligimin e vet ligjor sipas Ligjit mbi hekurudhat e Kosovës.
“Hekurudhat e Kosovës që në vitin 2011 janë ndarë në dy kompani, në INFRAKOS, e cila menaxhon infrastrukturën e hekurudhave si dhe në ndërmarrjen për operimin e trenave, në transportin e udhëtarëve dhe mallrave, që quhet TRAINKOS. Pra, ne jemi dy kompani plotësisht të pavarura në menaxhment dhe borde, por që kemi të njëjtin aksionar dhe sigurisht se jemi familje hekurudhore dhe kemi bashkëpunim”, ka thënë tutje Thaçi.
Ai ka thënë se INFRAKOS është përgjegjës për menaxhimin e infrastrukturës hekurudhore, për rregullimin dhe menaxhimin e trafikut hekurudhor si dhe për menaxhimin e pronës dhe patundshmërisë të cilën e posedon.
Sipas Thaçit dalja nga kjo krizë është që Qeveria e Kosovës t’i paguajë sipas marrëveshjeve paraprake 1.8 milionë euro për INFRAKOS-in, si dhe mbi 1 milion euro për TRAINKOS-in. Nëse kjo shumë nuk paguhet pasojat sipas tij do të jenë të mëdha, sepse nuk do të ketë operim të trenave në Kosovë. Qeveria në shkuarje apo ajo që do të vjen, sipas kryeshefit ekzekutiv të INFRAKOS-it, të ulen urgjentisht dhe të gjejnë një zgjidhje të përkohshme për këtë vit dhe më pas gjithçka të rregullohet me ligj.

T� tjera
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...





























