Lajme

Kultivuesit e hashashit emigrojnë në Greqi, zbulohet parcela në Patra

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 14 August 2017

Një plantacion i madh me bimë narkotike është zbuluar nga policia greke në një zonë pyjore të Aigialeia në Patra. Autoritetet zbuluan 750 bimë kanabis të mbjella në një parcelë 200 metra të gjatë. Aty u arrestua një 35-vjeçar, i cili tentoi të arratisej por pa sukses. Në bazë të hetimeve, rezulton se të përfshirë janë edhe dy shqiptarë, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Identiteti i tyre nuk është bërë publik

Policia greke thotë se fitimi nga kjo parcelë me kanabis përllogaritet në rreth 1.1 milionë euro, nëse droga do të shitej me çmim pakice në ishujt grekë dhe qytete të tjera të Greqisë, ku dhe çmimi është relativisht më i shtrenjtë.

Bimët e kanabisit ishin kultivuar në një zonë me bimësi të dendur, e ndarë në disa nivele. Trafikantët kishin krijuar infrastrukturë të përsosur, thonë hetuesit grekë, duke marrë ujin nga një burim aty pranë. 35-vjeçari që është arrestuar nga policia do të merret në pyetje për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë, përveç dy shqiptarëve, si dhe për të mësuar tregun e shitjes së drogës./tvklan.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera