Lajme

KLSH: Bashkia e Fierit të kompensojë dëmin ekonomik ndaj buxhetit të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 13 August 2017

Sipas raportit përfundimtar të Auditimit nga KLSH, Bashkia e Fierit duhet të kompensojë dëmin ekonomik që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit.

Bëhet fjalë për praktika që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushtën e tatim taksave, në vlerën 1.1 miliard lekë.

Po çfarë masash mund të marrë Bashkia e Fierit për të kompensuar këto dëme?

-Advertisement-

Rekomandimet e bëra për këtë bashki janë: marrja e masave me karakter organizativ, masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 51.3 milionë lekë dhe shpenzime me efekte negative në buxhet për vlerën 29,4 milion lekë.

Gjatë auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, në vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarde vlerësimi dokumentacioni për procedurën e prokurimit.

Për këto shkelje dhe për të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier kallëzim penal për tre shtetas të cilët kanë abuzuar me detyrën e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera