Lajme

Telegraph rendit Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 11 August 2017

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në “Facebook”, një shkrim të britanikes Telegraph që e ka renditur Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë.

Në shkrim veçohet lagja e vjetër e Beratit, Mangalemi, e cila është një Trashëgimi Botërore e Unesco-s.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të një prej mediave më të mëdha britanike, që e ka renditur Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë duke veçuar se: “Mangalem, lagja e vjetër e qytetit të Beratit, ndodhet në brigjet e lumit Osum dhe është një Trashëgimi Botërore e Unesco-s. Në kohët mesjetare Berati ishte një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, siç dëshmon dhe kalaja e tij”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera