Zjarret dhe pasojat e shkaktuara prej tyre
Autori: Gazeta inFokus
08:31 | 10 Gusht 2017
Shkruan: Tahir Ahmeti
Çdoherë para muajve të verës, duhet bërë përgatitjet maksimale profesionale për parandalimin dhe pakësimin e këtyre zjarreve. Duhet të përfshihet komuniteti lokal i atyre zonave ku zakonisht ndodhin zjarret, qoftë me trajnime të pjesëtareve të komunitetit, qoftë me fletushka vetëdijesuese të përgatitura për mënyrën e parandalimit dhe luftimit të këtyre zjarreve.
A keni menduar ndonjëherë që mjafton vetëm një cigare e ndezur të hudhet dhe pastaj të kemi zjarr me përmasa shumë të mëdha? Zjarre që rrezikojnë jetën e njerëzve e familjeve të tëra apo pronën private dhe publike!
Një pakujdesi e vogël, qoftë ajo edhe krejtësisht e paqëllimshme, mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi. Sigurisht, më e rëndësishmja për t’u kuptuar është rrezikimi i jetës së qytetarëve të Kosovës, sidomos fëmijëve të pambrojtur.
Në ditët e sotme jemi deshmitarë të temperaturave mjaft të larta në Kosovë, që po arrin afër 40 gradë Celsius. Mu për këtë shkak edhe zjarret pyjore dhe fushore janë shfaqur dhe mund të jenë edhe më të shpeshta.
Por, si shkaktohen ato? Në shumicën e rasteve faktori njeri është shkaktari kryesor, marrë parasysh po ashtu se temperaturat e larta kanë ndikim në tharjen e drunjve dhe bimëve.
Gjithsesi, në fazën fillestare kur e shohim që ka filluar ndonjë zjarr i vogël, kontribut mund të japim edhe ne qytetarët e rëndomtë, duke bërë përpjekje që në momentet e para ta luftojmë dhe të mundohemi ta lokalizojmë në mënyrë që mos të perhapet zjarri. Patjetër që duhet pasur parasysh çdoherë që siguria personale duhet të jetë në rend të parë. Ndihmesa që secili qytetar mund të jep është jashtëzakonisht përcaktuese, sepse në mungesë të saj pasojat mund të jenë të paparashikueshme. Madje, edhe vet njësitet e zjarrfikjes do ta kenë shumë të veshtirë qe t’I kontrollojnë dhe lokalizojnë ato zjarre, duke marre parasysh edhe erërat e shpeshta që fryejnë, sidomos në viset malore.
Duke marrë parasysh që këto zjarre janë pothuajse të përditshme çdo vit në kohën e muajve të nxehtë të verës është e habitshme se si Agjencioni për Menagjimin e Emergjencave, por edhe
Drejtoritë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, nuk bëjnë përgatitjet maksimale profesionale për parandalimin dhe pakësimin e këtyre zjarreve. Duhet të përfshihet komuniteti lokal i atyre zonave ku zakonisht ndodhin zjarret, qoftë me trajnime të pjesëtareve të komunitetit, qoftë me fletushka vetëdijesuese të përgatitura për mënyrën e parandalimit dhe luftimit të këtyre zjarreve.
Në këtë mënyrë do të ndihmohen zjarrëfikësit, të cilët në shumë raste edhe pse bëjnë sakrificë të madhe, e kanë të vështirë luftimin e atyre zjarreve. Gjithashtu, këto institucione duhet përgatitur planet e veprimt strategjik, që kanë për qëllim të ndihmojnë drejtuesit dhe menaxhuesit, organet dhe agjencitë e qeverisjes lokale dhe qendrore, të strukturave të emergjencave civile, të komunitetit apo të grupeve të tjera të interesit në një menaxhim sa më të mirë dhe tërësor të zjarreve.
Plani i menaxhimit duhet të jetë i detajuar dhe të përfshijë të gjitha veprimet e planifikuara sipas prioriteteve për parandalimin, shuarjen dhe kontrollin e zjarreve. Plani i parandalimit të zjarrit duhët të bazohet në: 1) Parandalimin e shkaktimit të zjarrit nga personat, 2) Analizën e rreziqeve për rënien e zjarrit, dhe 3) Edukimin/sensibilizimin e qytetarëve dhe komunitetit.
Po ashtu, duhet të bëhen fushata vetëdijesuese gjithëpërfshirëse para sezonës së veres, duke paralajmëruar qytetarët për sanksionet ndëshkuese nga shkaktimi i zjarreve të qëllimshme. Duke u bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës, inicimi i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm është vepër penale dhe sanksionohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet.
(Autori është njohës i fushës së emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC)

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































