Koreja e Veriut kalon në nivel të ri të kërcënimit
Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 08 Gusht 2017
Programi balistik i Koresë së Veriut paraqet një nivel të ri kërcënimi, deklaroi Ministria japoneze e Mbrojtjes në një raport vjetor të publikuar sot, ku Tokio alarmohet gjithashtu për ambiciet ushtarake të Kinës.
Japonia vëzhgon me shqetësim prej dekadash përparimet teknologjike të fqinjit të tij koreanoverior, por tensionet janë rritur edhe më shumë kohët e fundit, me testimin e një rakete balistike ndërkontinentale më 4 korrik, i ndjekur më 28 korrik me një testim të dytë, duke vënë teorikisht një pjesë të kontinentit amerikan nën rrezen e Phenianit, raporton AFP.
“Që prej vitit të kaluar, veçanërisht, Koreja e Veriut, që ka zhvilluar dy teste bërthamore dhe ka lëshuar më shumë se 20 raketa bërthamore, përbën një gradë të re kërcënimi”, thekson ministri i Mbrojtjes, Itsunori Onodera në këtë raport.
Onodera, që sapo është emëruar në qeverinë e Shinzo Abe pasi kishte pasur këtë post në fund të 2012 deri më shtator 2014, e cilësoi rrezikun koreanoverior si madhor dhe të menjëhershëm.
“Me shumë mundësi, me kalimin e kohës rritet rreziku i vendosjes së raketave balistike me mbushje bërthamore në gjendje të arrijnë vendin tonë”, insistohet në këtë dokument.
Këshilli i Sigurimit në OKB, miratoi të shtunën, unanimisht një rezolutë që përforcon ndjeshëm sanksionet që i ishin vendosur Koresë së Veriut, që, nëse respektohet, duhet të privojë Phenianin nga një miliardë dollarë të ardhura në vit

T� tjera
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...






























