“Ndalja Gazin, Familja të Pret”
Autori: Gazeta inFokus
20:19 | 03 Gusht 2017
Ka rreth një javë që ka filluar fushata virtuale “Ndalja Gazin, Familja të Pret” e cila është fushatë vetëdijësuese për kujdesin në komunikacion, për të parandaluar numrin e madh të aksidenteve në Kosovë.
Kjo është fushatë virtuale e krijuar në mënyrë krejtësisht vullnetare nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë- SPRC.
Tahir Ahmeti nga kjo fushatë i ka thënë portalit Infokusi se arsyeja pse kjo fushatë po zhvillohet në këtë periudhë kohore është rritja e pjesëmarrësve në komunikacion dhe numrit të aksidenteve
“Duke parë që në këtë kohë po ndodhin pothuajse aksidente të përditshme, pasi që është shtuar dukshëm numri i pjesëmarrëseve ne trafik për shkak të ardhjes në pushime të bashkatdhetarëve tanë, ne kemi parë të arsyeshme që në këtë kohë të fillojmë me këtë fushatë vetëdijesuese që sado pak të kontribuojmë në vetëdijesimin e ngasësve të makinave”
Kjo fushatë pavarësisht kohës së shkurtë ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët dhe nga personalitete të njohura në Kosovë
“Ndalja gazin është shpërndarë me mijëra herë deri tani, ne pak ditë dhe pa investime fare nga personalitete të fushatave të ndryshme por edhe nga qytetarë të thjeshtë me që rast si SPRC i falënderojmë të gjithë për përkrahjen e kësaj fushatë vullnetare”ka thënë Ahmeti për portalin Infokusi
Sipas Tahirit shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në Kosovë janë mosrespektimi i shenjave të komunikacionit në rëndë të parë të tejkalimit të shpejtësisë, pastaj vozitja në gjendje të dehur, përdorimi i celularit gjatë vozitjes e në raste individuale edhe infrastruktura rrugore duke përfshirë edhe sinjalistikën jo të duhur të rrugëve.
Kjo fushatë planifikohet të zgjasë aq sa është e nevojshme për vetëdijesimin institucional dhe shoqëror me qëllim të pakësimit të aksidenteve në komunikacion.
Për fund Tahir Ahmeti ka bërë thirrje që të dënohet çdokush që e shkel ligjin, shkruan Infokusi.com
Policia e Kosovës duhet që në mënyrë strikte të zbatojë ligjin dhe shkelësit e ligjit të sanksionohen pa përjashtime qofshin njerëz të politikës zyrtare , shoqëri civile, qytetarë të huaj, pra kushdo qoftë që bën shkelje të ligjit duhet të marrë dënimin e merituar në mënyrë që ligji të zbatohet plotësisht dhe të mos mbetet në letër.
Kujtojmë që këtë vetëm në gjashtë muajt e parë të viti 2017 kanë ndodhur gjithsej 8 073 aksidente. Prej tyre 50 aksidente me fatalitet ku si pasojë kanë ndërruar jetë 53 persona që nëse e krahasojmë me vitin e kaluar është një rritje prej 6%./INFOKUSI

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...






























