Dyfishohen turistët, por bregdeti shqiptar lë “nam” edhe këtë vit
Autori: Gazeta inFokus
09:38 | 29 Korrik 2017
Shqipëria për shkak të mrekullive natyrore tërheq gjithë kohës bum të madh turistësh.Por, sa e përgatitur është ajo të përballojë këtë fluks të turistëve të huaj, përballë infrastrukturës së dobët, problemeve me kapacitetet akomoduese, cilësinë e shërbimit?
Zak Topuzi: Është e pafalshme që sot Shqipëria të vuajë menaxhimin e mbeturinave, mungesën e ujit të pijshëm, ndërprerje energjie ose tension të ulët, trajtimin e ujërave të ndotura…Valbona, e cila menaxhon një hotel në bregdetin e Golemit, është jo vetëm e zënë me punë këto ditë, por edhe shumë e acaruar nga ndërprerjet e energjisë dhe ujit.“Aktualisht kam disa dhoma me klientë të huaj gjermanë dhe suedezë dhe nuk di ç’t’u them”, pohon ajo. Për një grup polak, që i erdhi më 2 korrik, ajo pohon se u detyrua të blinte ujë me bote. “Punimet para pallatit për ujërat e zeza po i bëjnë tani”, ankohet ajo.Një tjetër shqetësim i saj lidhet me konkurrencën që vjen nga apartamentet që nuk paguajnë taksa. “Autobusë të Kosovës vijnë dhe mbushin vilat dhe apartamentet përreth. Ata paguajnë energjinë si familjarë. Taksa nuk kanë dhe kanë fitime të larta”. Si rrjedhojë, ajo është e detyruar të ofrojë çmime të ulëta për të mbetur konkurruese dhe çmimet e hotelit i mban në rreth 25 euro/nata.
Turistët, që vijnë në Shqipëri, pohon ajo, janë kryesisht aventurierë dhe synojnë edhe çmimet e lira.Të gjithë këto probleme po e bëjnë të pendohet që ka zgjedhur të investojë në turizëm. Ajo shton se edhe të huajt habiten se si Shqipëria nuk është në gjendje të zgjidhë nevojat elementare për të jetuar shkruan Monitori.I të njëjtit mendim është edhe Zak Topuzi, sipërmarrës i Hotel Mondial dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA).
“Është e pafalshme që sot Shqipëria të vuajë menaxhimin e mbeturinave, mungesën e ujit të pijshëm, ndërprerje energjie ose tension të ulët, trajtimin e ujërave të ndotura, mungesën e një transporti publik të standardeve dhe të kthehet çdo vit në një kantier ndërtimi në sezonin pik”, pohon ai.Problemet vijojnë të jenë të mëdha, tha Jimmy Lama, Shoqata e Tur-operatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA), duke nisur që nga kapacitetet akomoduese, transporti publik, guidat, pastërtia etj.Por, pavarësisht këtyre problemeve, Shqipëria këtë vit po përjeton një rritje të ndjeshme të turistëve, përveç atyre tradicionalë, nga Kosova dhe Maqedonia, ku pjesën më të madhe e zënë polakët e çekët.
Agjencitë polake parablenë dhomat në shumë hotele në Durrës. Përveç kompanisë polake ITAKA që operonte në Shqipëri, sivjet ka nisur operimin dhe një tjetër kompani e madhe turistike Rainbow, e cila nisi një linjë direkte charter gjatë gjithë sezonit, nga qershori në shtator, me rreth 200 turistë polakë çdo javë. Por sivjet patëm dhe turistët e parë nga Ukraina dhe Bjellorusia, falë dhe heqjes së vizave me këto vende, sipas të dhënave nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS).Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se të huajt që kanë vizituar Shqipërinë në gjashtëmujorin e parë të 2017-s për qëllime pushimi janë dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i shtetasve të huaj që zgjodhën Shqipërinë për të pushuar këtë vit ishte 561 mijë, nga 229 mijë vitin e kaluar, me një rritje 144% krahasuar me janar-qershor 2016, raportoi INSTAT.Por sa e përgatitur është ajo të përballojë këtë fluks të turistëve të huaj, përballë infrastrukturës së dobët, problemeve me kapacitetet akomoduese, cilësinë e shërbimit?Zak Topuzi, pohon se Shqipëria ka problem me kapacitetet akomoduese dhe i mungojnë shërbimet për ata që duan turizmin e detit dhe të rërës. Megjithatë, ai thotë se ka një angazhim serioz të qeverisë për turizmin. /albeu.com/

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
































