Lajme

Partitë e koalicioneve PAN dhe LAA të ndara në zgjedhjet lokale (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 28 July 2017

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit, do të jenë një sprovë për të gjitha partitë për ta parë se a do të arrijnë që ta ruajnë elektoratin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Por, për dallim nga zgjedhjet e 11 qershorit, që partitë politike kishin garuar në dy koalicione të mëdha, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, partitë do t’i hyjnë garës veçmas.

Ani pse Blerand Stavileci, nga Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur dëshirën që përsëri të shkojnë në procesin zgjedhor si koalicion dhe jo të ndarë

-Advertisement-

Mirëpo, ndryshe mendon Teuta Haxhiu, nga AAK.

Ajo tha për televizionin se AAK në këto zgjedhje lokale do të jetë e vetme, përjashto ndonjë komunë që mund ta përkrah ose të përkrahet nga secila parti politike.

Se PAN-i nuk do të shkojë i bashkuar e konfirmoi edhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën.

Bajrami u shpreh se NISMA është duke u përgatitur e vetme për këto zgjedhje dhe për herë të parë do të garojnë në të gjitha komunat e Kosovës

Edhe partitë nga koalicioni LAA do të jenë të vetëm në këto zgjedhje.

Albena Reshitaj nga AKR, tha se pas mbledhjes së kësaj partie është vendosur që të hyjnë të vetëm në këtë garë

Për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, partitë politike kanë afat kohor deri më 22 gusht që t’i dorëzojnë listat për asamblistë komunal dhe kryetarë komunash. /Tribuna/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera