Qyteti i paqes, dialogut dhe i debatit
Autori: Gazeta inFokus
08:37 | 18 Korrik 2017
“Gjilani vlon prej debateve dhe ngjarjeve fort interesante”, m’tha nji mik i jemi, gazetar shumëvjeçar dhe redaktor i nji prej mediave ma të respektueme në vend.
Ditë ma parë, kjo komunë e mbajti debatin numër 36 me publikun për tre vjet e gjys pushtet, e që asht pesëfish ma shumë se që asht obligueme me ligj.
Kjo logjikë e përballjes me qytetarët, me ua ndigjue hallet dhe kërkesat e tyne, asht meritë e të parit të qytetit, i cili me përvojën e tij prej gati tre dekada në politikë, ka sjellë kulturë të re qeverisëse, demokratike e europiane.
Nuk thuhet badihava se në atë vend ku mungon debati, dialogu e toleranca, ai vend asht për faqe të zezë dhe duhet me ia dhanë lamtumirën e fundit.
Prandej, njeri ndihet fort mirë që i takon nji qyteti, ku krejt ka pak e me takat marrin pjesë në vendimmarrje. Nuk po them që asht për mashalla, por krahasue me vitet e mahershme, asht ‘lulë’.
Qyteti ku hoxha e pastron kishën, e prifti xhaminë!
Se qysh duhet me u respektue diverziteti kulturor, fetar e etnik dhe qysh duhet me u kultivue dialogu në disa shtresa, Gjilani prap asht shembulli ma i mirë në Kosovë, bile edhe në rajon.
Në këtë qytet shpesh t’ban vaki me i pa prijësit e katër konfesioneve fetare të ulun në tavolinë, të cilët vazhdojnë me e kultivue dialogun ndërfetar dhe ndëretnik.
E kam pa me sytë e mi prijësin e Bashkësisë Islame tuj e pastrue oborrin e kishës “Shën Ana” në Dunav të Karadakut, e edhe priftin katolik tuj e pastrue xhaminë e Mulla Idriz Gjilanit.
Përfundimisht, këto vlera duhet me e pasë kujdesin shtetnor, në këte rast prej Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Njashshtu, me inicativë të Komunës në këtë qytet asht renovue kisha Shën Kola, sikur që asht ba restaurimi i varrezave të përbashkëta. Tashma Gjilani ka varreza edhe për katolikët e protestantët, përpos atyne myslimane, ortodokëse e hebreje, që i ka të përbashkëta tradicionalisht. Nw kwto varreza kanw mbjellw fidane katwr prijwsit e konfesioneve fetare.
Krejt këto zhvillime t’kallxojnë që qyteti i cili gjendet në pjesën juglindore të Kosovës asht shembulli ma i mirë i debatit, dialogut për paqe dhe respektit për qytetarin.
Sikur miku jem gazetar, Gjilanin po e vlerësojnë me nota t’nalta edhe organizatat vendore e ndërkombëtare sa i përket tolerancës e dialogut.
Për mos me zgat e filozofue ma shumë, po e sjellë vlerësimin e autentik të përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së, i cili në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit e ka paraqitë gjendjen reale të paqes, tolerancës e bashkëpunimit në mes komuniteteve.
“Në tremujorin e fundit pata mundësinë me e takue kryetarin e komunës së Gjilanit. Unë kam vërejtë zotime të mirëfillta për promovimin e bashkëpunimit në mes të komuniteteve, për zgjidhjen e problemeve të vërteta në jetën e përditshme dhe për plotësimin e nevojave të njerëzve. Unë nuk kam hasë në retorikë politike, por në punë serioze që për synim ka ndërtimin e nji shoqnie tolerante”.
P.S. Opinioni i shkruem krejtësisht n’Gegnisht vazhdon me qenë formë ‘rebelimi’ kundër përçmimit që na asht ba me anashkalimin e kësaj pasunie linguale të dy të tretave të tanë shqiptarëve në Kongresin famëkeq të vitit 1972.
(Autori mban pozitën zyrtar për informim në Komunën e Gjilanit)

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...































