Lajme

Presidenca e heshtur

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 17 July 2017

Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas burimeve të Indeksonline do të mbahet këtë javë.

E mërkura pritet të caktohet dita kur do të mblidhen  deputetët e legjislaturës së gjashtë të cilët do ta japin betimin në Kuvend.

Por pavarësisht këtyre burimeve, zyrtarisht ende nuk ka deklaratë nga Presidenti Hashim Thaçi sa i përket thirrjes së seancës konstituive.

-Advertisement-

“Nuk kemi asnjë informatë rreth kësaj teme”, kanë thënë zyrtarë të Presidencës në një përgjigje shkurt për Indeksonline.

Ndërkohë mediat kanë raportuar se sot Kryesia e vjetër e Kuvendit do të mbajë mbledhje, për të caktuar takimin konstituiv të Kuvendit./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera