Dy policë pranojnë fajësinë për marrje ryshfeti
Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 14 July 2017
18 policë u deklaruan të pafajshëm, ndërsa dy pranuan fajësinë në gjykimin për marrje ryshfeti në autostradë.
Dy nga njëzet zyrtarët policorë të akuzuar për marrje ryshfeti u deklaruan fajtorë në Gjykatën e Prizrenit.
Muhamet Buzhala dhe Alush Elshani thanë se pranojnë fajësinë për veprat penale sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Buzhala akuzohet për tri vepra penale të marrjes së ryshfetit dhe Elshani për dy vepra penale të marrjes së ryshfetit.
Prokurori Genc Nixha tha se nga ky pranim fajësie po vërtetohen provat dhe faktet në aktakuzë.
“…Përkundrazi, shumë pozitive, nuk e kundërshtoj pranimin e fajësisë”, tha prokurori Nixha.
Kastriot Memaj, avokati i Muhamet Buzhalës tha se i mbrojturi i tij e ka pranuar vullnetarisht fajësinë
“…pranimi I fajësisë është bërë vullnetarisht nga ana e të mbrojturit tim në konsultim me mbrojtjen dhe i njëjti është I vetëdijshëm për pasojat e fajësisë” , tha avokati Memaj.
Alush Elshani, i akuzuari tjetër që pranoi fajësinë është deklaruar se do të mbrohet vetë.
Pastaj Artan Sejrani, kryetari i trupit gjykues ua kujtoi 18 zyrtarëve tjerë policorë që u deklaruan të pafajshëm që duhet të paraqesin kundërshtimin e aktakuzës.
“…të pandehurit të cilët janë deklaruar të pafajshëm dhe mbrojtësit e tyre që në shqyrtim ata duhet të paraqesin kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe të paraqesin kundërshtimet lidhur me papranueshmërinë e provave”, tha Sejrani.
Përveç Muhamet Buzhalës e Alush Elshanit, të akuzuar në këtë proces gjyqësor janë edhe Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim Rafuna, Ivica Djokiç, Ismail Azemi, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedeljkovic, Shaban Gërguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj.
Prokuroria e Prizrenit në aktakuzë pretendon se policët gjatë patrullimit në autostradën “Ibrahim Rugova” kanë mbledhur në mënyrë të kundërligjshme shuma të të hollave, deri në qindra euro, të cilat më pas i kanë ndarë mes vete në mënyrë proporcionale.
KALLXO.com ka siguruar aktakuzën ndaj policëve që po gjykohen në dy grupe, ndërsa në thuhet se paratë e ryshfetit disa nga të akuzuarit i kanë fshehur në çorapë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...