Lajme

Jugu i Italisë nën pushtetin e flakëve, shënohen 2 viktima

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 14 July 2017

Italia është në gjendje emergjence për shkak të zjarreve që kanë rënë, veçanërisht në jug të vendit. Në rajonin e Kalabrisë dy persona humbën jetën për shkak të zjarrit.

Gjendja mbetet alarmante në malin e Vezuvios, ku është dashur edhe ndërhyrja e ushtrisë për të kontrolluar flakët. Situata shfaqet kritike edhe në Siçili, Sardenjë e Pulja. Ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht edhe nga ajri për shuarjen e flakëve.

Edhe Franca ka ardhur në ndihmë të zjarrfikëseve, duke vënë në dispozicion avionë për lëshimin e shkumës fikëse. Autoritetet italiane njoftojnë se vetëm gjatë një muaji është djegur e njëjta sipërfaqe sa në të gjithë vitin 2016

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera