Lajme

Imami 81-vjeçar përdhunonte vajzat e vogla që vinin në xhami (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 10 July 2017

Një imam 81-vjeçar është burgosur për 13 vjet pasi u zbulua se sulmonte seksualisht vajza të vogla gjatë mësimeve të Kuranit në një xhami në Angli.

“RT” raporton se Mohammed Haji Sadiqque u shpall fajtor për gjashtë akuza ngacmimesh të pahijshme dhe tetë akuza për perdhunim të vajzave të moshës nga pesë deri në 11 vjeç.

Sulmet ndodhën në xhaminë e Medinës në Cardiff ku imami jepte  mësim për më shumë se 30 vjet.

-Advertisement-

Një hetim u nis në vitin 2006 kur dy vajza dolën publikisht  dhe akuzuan  imamin. Ai mohoi akuzat dhe hetimi u mbyll deri në vitin 2016 kur u rifillua pasi u paraqitën dy viktima të tjera.

Mike Jenkin, një zëdhënës i Shërbimit të Prokurorisë tha se vajzat e vogla kishin treguar kurajo të jashtëzakonshme duke folur për abuzimet që kanë vuajtur nga duart e Mohammed Sadikqit.

Sadiqque ishte një figurë e respektuar në komunitet me ndikim dhe fuqi të konsiderueshme, gjë që e përbën guximin e viktimave të tij edhe më të admirueshme

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera