Kjo i pret shoferët e automjeteve në Kosovë, me ndryshimin e Ligjit për Automjete
Autori: Gazeta inFokus
09:47 | 10 Korrik 2017
Me Ligjin për Automjete përveç se janë ashpërsuar kriteret dhe gjobat për shkeljet të ndryshme që bëjnë vozitësit në komunikacion gjatë drejtimeve të mjetit, është paraparë edhe kryerja e kontrolleve mobile teknike.
Neni 102 i Ligjit për Automjete tregon se kontrolla teknike mobile e kryen Ministria e Infrastrukturës, ose ndonjë subjekt i autorizuar nga kjo ministrit, por për tu kryer ky lloj i kontrolles teknike duhet që ligji të plotësohet me akt nënligjor ku do të përcaktohen kushtet dhe kriteret të cilat duhet t’i plotësojë subjekti për kontrollim teknik mobil, shkruan Telegrafi.
Por për tu kryer kontrolla teknike mobile, duhet që së pari qendrat e kontrollit teknik të pajisjen me pajisje përkatëse të cilat kanë një kosto për to.Neni 103 i Ligjit për Automjete tregon për mënyrën e zbatueshmërisë së kontrolles mobile teknike.
“1. Kontrollit teknik mobil në rrugë i nënshtrohen mjetet të cilat arrijnë të zhvillojnë shpejtësinë mbi 25 km/h.
1.1. automjetet e projektuara dhe të konstruktuara kryesisht për transportin e personave dhe valixheve, mjetet e kategorisë M1, M2 dhe M3;
1.2. automjetet e projektuara dhe konstruktuara për transportin e mallrave kategoria e mjeteve N1, N2 dhe N3;
1.3. rimorkio e dizajnuara dhe të ndërtuar për transportin e mallrave ose personave, si edhe për akomodimin e personave, që kanë masë maksimale që tejkalon 3.5t, kategoritë e automjeteve O3 dhe O4;
1.4. traktorët me rrota të kategorisë T5 përdorimi i të cilave kryesisht zhvillohet në rrugët publike për qëllime komerciale të transportimit rrugor, tek të cilat shpejtësia më e madhe e projektuar tejkalon 40 km/h.2. Kategoritë e mjeteve sipas këtij neni përcaktohen më akt nënligjor nga Ministria“, theksohet në këtë nen”, saktëson ky nen i Ligjit për Automjete.
Përzgjedhja e mjeteve për kontrolla teknike duhet të behet në mënyrë të rastësishme dhe pa diskriminim. Për këto rregulla flet neni 104 për inspektimin e mjeteve në rrugë.“1. Përzgjedhja e automjetit për kontrollimin e rregullsisë teknike në rrugë si dhe gjatë kryerjes kontrollimi, zyrtarët e autorizuar dhe inspektuesit duhet të përmbahen nga çfarëdo diskriminimi.2. Kompensimi për angazhimin e njësisë mobile nuk është i lidhur drejtpërdrejt me rezultatet fillestare apo të detajuara të kontrollit të rregullsisë teknike të mjetit.3. Inspektimet e detajuara të rregullsisë teknike në rrugë duhet të kryhen nga inspektuesit të cilët i plotësojnë kërkesat minimale të kompetencës dhe trajnimeve të përcaktuara me akt nënligjorë nga Ministria”, thekson neni 104 i Ligjit për Automjete.

T� tjera
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...































