Lajme

Rusia e quan shkelje të rezolutës së OKB-së testimin e raketës balistike nga Koreja Veriore

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 04 July 2017

Testimi më i fundit i raketës balistike nga Koreja Veriore përbën shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka thënë sot zëvendës-ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov.

Agjencia ruse e lajmeve RIA e ka cituar Ryabkovin duke thënë se tensionet me Korenë Veriore rrezikojnë të çojnë drejt zhvillimeve katastrofike dhe se lëshimi i raketës tregon se rruga e vetme përpara është organizimi i bisedimeve shumëpalëshe me Korenë Veriore, transmeton Express.

Sot gjatë ditës, Koreja Veriore pohoi se me sukses e ka testuar një raketë balistike interkontinentale (ICBM) për herë të parë, e cila sipas ekspertëve ka kapacitet të godasë shtetin Alaska të SHBA-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera