Lajme

Anëtarët e KQZ ende nuk e kanë marrë raportin e Auditorit

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 03 July 2017

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Betim Gjoshi, thotë se anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ende nuk e kanë marrë raportin e vlerësimit të Auditorit të Përgjithshëm, shkruan arbresh.info.

Për të gjeturat e këtij raporti thotë se është informuar në medie, dhe pret që t’i shpërndahet edhe anëtarëve për diskutim.

Raporti rekomandon që kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, duhet ta zbatojë një proces me mbikëqyrje të vazhdueshme për t’u siguruar që të gjitha rekomandimet e vitit paraprak të adresohen në mënyrë aktive ku çështjet/progreset kyçe i raportohen menaxhmentit në baza mujore.

-Advertisement-

Sipas raportit, Sekretariati i KQZ-së ende nuk ka arritë të sigurojë organizimin e brendshëm në pajtim me strukturën organizative të aprovuar nga KQZ.

“Kryetarja e KQZ-së duhet të bëjë një rishikim të rregullimeve ekzistuese për të siguruar që struktura organizative e SKQZ-së të jetë në pajtim me Rregullën në fuqi,” thuhet në raport.

Sipas Auditorit, kontrollet e brendshme në disa fusha nuk janë edhe aq efektive – ekzistojnë dobësi në disa aspekte të rëndësishme duke përfshirë menaxhimin e pagave të personelit, procedimin e pagesave dhe menaxhimin e pasurisë.

“Kryetarja e KQZ-së duhet ta aplikojë një vlerësim të detajuar të mangësive të theksuara në këtë raport për t’i identifikuar arsyet për paraqitjen e dobësive si dhe veprimet e nevojshme për t’i adresuar ato,” rekomandon raporti./arbresh.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera