Lajme

E bija e paraqet babanë dhe hallën në polici

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 03 Korrik 2017

Një person është arrestuar për vjedhje pasi që e bija e tij 19 vjeçare e ka njohur fytyrën e tij në një video të tipit CCTV.

Cora Patterson nga Bolton hasi në një video që po qarkullonte në Facebook. Aty po kërkohej për identifikimin e dy personave që vodhën një shtëpi, përkatësisht stoli dhe medalje noti të cilat po mungonin.

Patterson njohu personat në video, të cilët qëlluan të jenë babai i saj dhe motra e tij.

-Advertisement-

“Ju tregoj kush d**** janë këta, Colin Patterson dhe Janine Patterson, absolutisht e turpëruar që i thërras baba dhe hallë”, shkroi ajo.

Pastaj, Patterson kontaktoi pronarët e shtëpisë dhe foli me policinë me ç’rast dyshja ishin arrestuar.

“Ta fusja babanë tim në burg ishte gjëja më e rëndë që e kam bërë, por ishte e duhura”, tha ajo.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy