Lajme

Hakerat rus bllokuan faqen? Reagon KQZ

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 26 June 2017

Mbrëmjen e së dielës, më 25 qershor 2017, për më shumë se një orë disa faqe on line të institucioneve kryesore në Shqipëri, përfshirë dhe faqja në internet e KQZ-së, nuk funksionuan.

Kaq duhej që të raportohej se hakera të huaj kishin sulmuar faqet e disa institucioneve kryesore të vendit.
Drilona Hoxhaj, zëdhënësja e KQZ-së i tha BIRN se faqja e këtij institucioni nuk është sulmuar, por thjeshtë ka pasur ndërprerje të internetit.

“Faqja e KQZ-së nuk është sulmuar, dhe se sistemi ka funksionuar gjatë gjithë kohës,” tha ajo.“Ajo që ka ndodhur ishte ndërprerja e internetit, për pak kohë, për shkak të ngarkesës që ka pasur në serverat e Agjencisë Kombëtare së Shoqërisë së Informacionit, e cila i ofron këtë shërbim institucionit tonë,” Hoxhaj shtoi.Zëdhënësja sqaroi se sistemi i teknologjisë së KQZ-së nuk është cënuar gjatë këtyre ditëve, edhe pse ka pasur ngarkesë të rrjetit ai ka funksionuar normalisht.

-Advertisement-

Hoxhaj më tej sqaroi se për zgjedhjet parlamentare për të garantuar një komunikim në kohë reale janë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë së sistemit teknologjik.Për këtë qëllim, më 23 Qershor 2015, mes kryetarit të KQZ-së Klement Zguri dhe Ambasadës Gjermane në Shqipëri, u nënshkrua një kontratë bashkëpunimi.“Projekti, rrit sigurinë dhe performancën e Sistemit të Teknologjisë së Informacionit të KQZ-së. Republika Federale e Gjermanisë po mbështet institucionin me pajisje teknike për të rritur sigurinë dhe performancën e Sistemit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të KQZ-së,” Hoxhaj përfundoi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera