Lajme

Stuhi shiu në veri të Italisë, breshri arrin madhësinë 4 cm (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 26 June 2017

Italia është përfshirë nga stuhi të fuqishme me shi dhe breshër, të cilat kanë rënë në të gjithë veriun. Sipas mediave italiane, në disa zona breshri ka arritur në një diametër prej 4 centimetër.

“Të goditura janë disa zona të Lombardisë, ku mbrojtja civile ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Breshëri dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe në të mbjella, gjithashtu shumë rrugë janë përmbytur dhe dëmtuar plotësisht”, shkruajnë mediat vendase.

Gjithashtu thuhet se një stuhi breshri ka rënë rreth orës 17.45 në Bresha. Shiu nisi papritur, për tu transformuar në një lumë kokrrash prej akulli të cilat kishin një madhësi rreth 4 cm diametri.

-Advertisement-

Që prej mëngjesit të një dite më parë, stuhi të fuqishme shiu kanë rënë pothuajse në të gjithë Veriun e Italisë, duke filluar si fillim në Piemonte dhe Valle d’Aosta, duke vazhduar me një intensitet më të lartë në Lombardi, Friuli-Venezia Giulia, Trentino Alto Adige dhe Veneto.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera