Lajme

KQZ në Shqipëri: Partitë po rrezikojnë procesin

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 23 Qershor 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se partitë politike po pengojnë procesin zgjedhor duke mos depozituar propozimet e tyre për komisionerë të qendrave të votimit.

“16 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, e cila sqaroi se probleme shfaqen në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Korçë, shkruan Top Channel.

“KQZ i kërkon partive që të mos bëhen pengesë për zgjedhjet dhe të dorëzojnë në mënyrë urgjente me propozimet për anëtarë të KQV-ve”, shtoi Hoxhaj.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy