Të burgosurve pas lirimit nuk u janë dhënë paratë e veta
Autori: Gazeta inFokus
13:57 | 21 Qershor 2017
Ministria e Drejtësisë, gjatë vitit 2016 nuk u ka kthyer paratë të burgosurve pas lirimit të tyre.
Kjo është vlerësuar në raportin financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
Sipas këtij raporti, ligji mbi sanksionet penale dhe rregulla financiare për fondet në mirëbesim, e përcaktojnë që sendet personale dhe paraja e të burgosurve do t’i kthehen të burgosurit pas lirimit të tij.
“Vetëm në Qendrën Korrektuese të Dubravës në fund të vitit 2016 vlera e mjeteve të pakthyera ishte 13,844 euro. Sipas zyrtarëve përkatës, disa prej të burgosurve, pas lirimit nuk janë interesuar për mjetet të cilat u kanë mbetur vite me radhë. Por kthimi i mjeteve në llogari të të burgosurve është përgjegjësi e SHKK-së. Mbajtja e parasë së të burgosurve të cilët përfundojnë dënimet është në mospajtim me ligjet e aplikueshme dhe rritë mundësinë që paratë e tilla t’i ekspozohen keqpërdorimit”, thuhet në raportin e auditorit.
Po ashtu auditori ka vlerësuar se MD-ja, realizimin e buxhetit për investime kapitale mbetet sfidë me të cilën përballet në vazhdimësi . Buxheti final për investime kapitale është realizuar afro 100%. “Megjithatë nëse i shohim lëvizjet e buxhetit në këtë kategori në mes të buxhetit fillestar dhe atij final, shohim se kjo kategori nuk ishte menaxhuar sipas planit të rrjedhjes së parasë. Si rrjedhojë e mos shpenzimit të buxhetit, kjo kategori ishte reduktuar për 409,388 euro. Kjo çështje ishte trajtuar në raportet e auditimit të viteve paraprake, mirëpo ende nuk është adresuar nga menaxhmenti.
Për me tepër, rreth gjysma e buxhetit, ose 44% ishte shpenzuar vetëm në tremujorin e fundit. Arsyet e mos shpenzimeve sipas planit të rrjedhjes së parasë përfshijnë vonesat në inicimin e procedurave të prokurimit, anulimet si dhe periudha e realizimit të punëve”, thuhet në raport.
Po ashtu auditori ka gjetur se Ministria e Drejtësisë ka plotësuar pozita me ushtrues të detyrës.
“ Nga 20 dosjet e testuara në MD dhe SHKK ne identifikuam parregullsitë në Zyrën Qendrore të SHKK-së, në vitin 2016 në pozitën e Drejtorit për Operativë, Siguri dhe Transportim të të Burgosurve është caktuar si UD, zyrtari i cili njëherë ishte UD i Udhëheqës për Siguri që nga data 01.03.2013, për më tepër se tri (3) vite, Zv. Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë (QPM), është caktuar UD i pozitës së Drejtorit të QPM-së nga data 06.01.2016; dhe në Qendrën Korrektuese në Prizren për pozitën e lir ë të Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit me 24.03.2016, është caktuar UD një Zyrtar Korrektues, i cili ishte UD i koordinatorit për ankesa të burgosurve. Mbulimi i pozitave me UD, në SHKK nuk ishte në përputhje me ligjin e shërbimit civil. Për me tepër, janë caktuar nga një pozitë në tjetrën, duke kaluar edhe nga katër (4) koeficient që janë në kundërshtim me ligjet përkatëse. Po ashtu në katër tjera është vërejtur se ne dosje mungonin raportet për vlerësimin e performancës.”, thuhet në raport.
Auditori po ashtu ka vërejtur vonesa në pagesa, në tetë pagesa në vlerë 290,604 euro janë kryer pas afatit të paraparë ligjor prej 30 ditësh.
Vonesa më e gjatë, për 104 ditë është gjetur të pagesa për furnizim me karburante për vetura në vlerë 48,565 euro. Ndërsa në shtatë (7) pagesat e tjera vonesat ishin nga shtatë (7) deri në 53 ditë. Për këtë çështje, ne kemi dhënë rekomandim edhe vitin e kaluar, mirëpo nuk ishte zbatuar. Zyrtarët e SHKK-së vonesat i kanë arsyetuar me vështirësitë për alokimin me kohë të mjeteve, si dhe me problemet me sistemin e thesarit për të realizuar pagesat./P.MUSA/

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...



































