Lajme

Nisma në Prizren: Në disa qendra votimi komisionerët pa kartela identifikuese

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 11 June 2017

NISMA për Kosovën- DEGA Prizren, ka bërë të ditur se në Prizren në disa qendra votuese, KKZ-ja, nuk i ka pajisur me kartela identifikuese komisionerët, siç janë në qendrat 2006A, 2003A dhe në 2040A.

Në të njëjtën kohë në qendrën votuese 2016A(Dardania), në dhomën e votimit qytetarit i është imponuar që të votoj me lapsin e koalicionit që mbanë numrin 16 (LDK-AKR-ALTERNATIVA) dhe emrin e kandidatit të këtij koalicioni Ramiz Kelmendi.

Në reagimin e qytetarit se përse është lapsi me logo të subjektit të caktuar politik, kryesuesi i vendvotomit është arsyetuar se nuk kemi laps tjerë.  /Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera