Opinione

Mali i Zi në NATO, ku mbetet demarkacioni i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 09 June 2017

Shruan: Gurakuç Kuçi

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, përfundimisht krijoi një vijë të plotë të kontrollit të Adriatikut

nga organizata veri-atlantike, duke gjetur arsye për angazhim dhe jetëgjatësi të NATO-së. Kosova

-Advertisement-

në këtë situatë është një humbësi për çështjen e kufirit me Malin e Zi, ndërsa siguria që po krijohet

mund ta blej stabilitetin në Ballkan në këmbim të zhvillimit dhe demokratizimit.

Për më pakë së një dekadë jetë, Mali i Zi, një vend me një ushtri prej rreth 2000 ushtarësh, por me

dalje në Detin Adriatik, është vendi i fundit që e plotëson mozaikun e kontrollit të plotë mbi këtë

det.

Vend ky me një ekonomi që mbijeton vetëm nga turizmi, dhe me një numër të madh të tyre nga

Rusia, dhe investime nga ky vend, është vend me kulturë, traditë, religjion dhe mendësi të afërt

me Rusinë sllave, e cila edhe e ka kundërshtuar hyrjen e Malit të Zi në NATO, duke e quajtur si

një aneksim të pastër dhe pa dëshirën e popullit.

Madje, Rusia edhe ka kërcënuar Malin të Zi për kundër-masa, pasi ekonomia e këtij vendi varet

deri në një masë nga Rusia, dhe është e diskutueshme nëse NATO-ja do t’i sjellë Malit të Zi siguri

dhe ekonomi, apo vetëm siguri.

Rusia këtë e sheh si therrë në këmbën e saj këtë anëtarësim, pasi e largon nga ujërat e ngrohta dhe

nga Adriatiku, pasi Adriatiku për Rusinë do të ishte rruga më e afërt për intervenime në Lindjen e

Mesme.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës është përkrahur nga Mali i Zi, dhe ky i fundit me të gjitha fqinjët

që nga pavarësia është treguar një fqinjë stabil, i matur dhe pa reprezalje politike, ekonomike apo

ushtarake. Megjithatë, çështja e kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, akoma nuk është një

çështje e mbyllur pasi Kosova nuk e ka ratifikuar në Kuvendin e saj.

Çështje e kryer?

Si duket, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, po tregon se çështja e kufirit me Kosovën është një

çështje e mbyllur dhe e pakthyeshme, që Kosova e zhagit kot.

Pjesa kontestuese ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, është pika e Çakorrit por edhe të tjerat, të

cilat janë pika strategjike për përdorim nga forcat e NATO-së, për përgjigjeje dhe kontroll ndaj

Serbisë, e cila sipas pamjeve satelitore ka rindërtuar bazën e saj ushtarake në Kopaonik, dhe sipas

gjeoportalit serb ajo pjesë i përket e gjitha Serbisë, ndërsa sipas gjeoportalit të Kosovës, kufiri

kalon vargmaleve dhe nëpërmjet Kopaonikut. Por edhe ndaj bazës ushtarake ruse në Luginë të

Preshevës. Me këtë rast tani Serbia është futur komplet brenda unazës së NATO-së dhe larg një

bashkëpunimi tokësor apo ajror nga Rusia, e cila duhet të kaloj hapësirat e kontrolluara nga NATOja.

Kjo sigurisht që e acaron Rusinë, e cila mori një shah mat në tavolinën e madhe të shahut. Por

megjithatë ky veprim edhe pse shumë i duhur për sigurinë e Ballkanit dhe fqinjët e Malit të Zi,

duke ia ngushtuar hapësirën e veprimit Rusisë. Mbetet prapë një halë në sy për Maqedoninë,

Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Siguria mund ta blejë paqen

Pasi është krijuar vija e NATO-së në gjithë Adriatik dhe vendet e cekura asnjëra nuk kanë dalje në

Adriatik, mirëpo edhe në njëfarë forme e kanë të pamundur rrezikimin e ndonjë bashkëpunimi me

ndonjë vend jo-anëtar të NATO-së, anëtarësimi i tyre në këtë organizatë mund të mos pritet edhe

për një kohë të gjatë. Ku problemet mes vete që kanë këto vende, përjashto Maqedoninë e cila ka

probleme me Greqinë, mund të bëhen një vend pune për bashkësinë ndërkombëtare me një

komoditet të plotë për zhagitjen e proceseve në mungesë të ndonjë kërcënimi real të paqes.

NATO me anëtarësimin e Malit të Zi, sigurisht e zgjat edhe jetesën e NATO-së, duke i dhënë

misione të reja të sigurisë, por edhe duke acaruar vende si Rusia, të cilat me kërcënimet e tyre ia

zgjasin jetën NATO-së.

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, i jep komoditet edhe Bashkimit Evropian, ndaj vendeve

aspirantë dhe zgjidhjes së problemeve, duke pasur parasysh se edhe vetë elitat politike të këtyre

vendeve janë elita që vuajnë nga psikoza e pushtetit dhe jo aq patriotë që të punojnë në të mirë të

popujve të tyre, dhe kështu blihet siguria në këmbim të paqes por në jo në favor të zhvillimit,

integrimit dhe demokratizimit.

Kosova veç se e ka humbur luftën e saj të brendshme për kthimin eventual në bisedime të çështjes

së kufirit me Malin e Zi. Kjo pasi liderët politikë asnjëherë nuk u morën me seriozitet me këtë

çështje dhe duke i ditur afatet e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, zgjodhën të shkojnë në

zgjedhje para se të zgjidhin çështjen e kufirit me shpejtësi para anëtarësimit të Malit të Zi, dhe tani

ai kufi është kthyer në kufi të NATO-së dhe në politikën ndërkombëtare është më shumë e drejta

e të fortit dhe nuk sakrifikon bashkësia ndërkombëtare interesat e saj madhorë për satisfaksion

ndaj Kosovës. Mali i Zi i dinte këto dhe asnjëherë këtë problem nuk e theksoi si çështje që duhej

zgjidhej.

Pra, Serbia përfundimisht u fut brenda unazës së NATO-së e Rusia mbeti jashtë kësaj dhe larg

Serbisë. Kosova për shkak të mungesës së diplomacisë dhe interesave individuale të elitës politike

para atyre shtetërore, humbi edhe mundësinë e fundit për ndonjë reagim ndaj kufirit me Malin e

Zi. Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina tani mbesin një vend pune për

bashkësinë ndërkombëtare me plot komoditet për ndonjë kërcënim të sigurisë.

Politika e brendshme e Kosovës

Shkuarja në zgjedhje e Kosovës pa e zgjidhur çështjen e demarkacionit dhe ushtrinë, ka qenë një

autogol shtetëror për interesa politike individuale në dëm të Kosovës. Mos-vënia e demarkacionit

në Kuvend nga kryeministri në largim Isa Mustafa, para mocionit të votë-besimit, ishte një trik i

mirë partiak, poashtu edhe përkrahja e mocionit nga partneri i koalicionit PDK-ja, ishte një trik i

mirë partiak dhe personal. Pasi kjo e fundit duke shkuar në zgjedhje dhe duke hequr dorë nga posti

kyç i kryeministrit, nuk dëshiron ta përfshijë veten në temën jopopuliste që është kufiri me Malin

e Zi dhe duke e ditur që kjo është një çështje pothuajse e pakthyeshme për situatën që folëm më

lartë. Pastaj me këtë rast edhe do të digjte kundërshtarët më të mëdhenj të kësaj çështje duke i

shtyrë ta aprovojnë atë që vetë e kanë kundërshtuar. Por shikuar të gjithë bashkë, veprimet e tyre

duke vënë së pari interesin politik vetjak dhe partiak, dështuan të kryejnë punën e tyre prej shtetari

dhe të mbrojnë të drejtat e Kosovës, poashtu dështuan prapë në diplomaci, duke treguar që kjo

pikë është ndoshta më kritikja për Kosovën, pasi nuk funksion fare dhe nuk ka as njerëz të duhur

për të kryer punë. Por si do të vazhdoj kjo çështje për Kosovën, mbetet të shihet nga qeverisja në

vazhdim?

Bismarku thoshte: “Mallkuar qoftë ai burrështetas i cili shkon në luftë dhe argumentet e tij nuk

janë aq të fuqishme në fund të luftës sa ishin në fillim të saj.”

*autori është drejtor në Independent Institute for Political and Media Studies

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera