Lajme

Fjalët e fundit të 79-vjeçarit në Borsh që u vra nga fqinji i shpërfillur nga familja!

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 03 June 2017

“Et’hem Brahimajn e qëllova për vdekje me çifte, sepse do të spërkaste rrushin dhe do të më helmonte dhitë”. Kështu ka deklaruar 53-vjeçari Sokrat Xhuveli nga Borshi i Himarës, i cili dy ditë më parë vrau fqinjin e tij 78-vjeçar, Et’hem Brahimaj.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia e Vlorës, autori i krimit ka pohuar se i kishte kërkuar viktimës që të mos e spërkaste rrushin, por ai jo vetëm nuk e kishte dëgjuar, por edhe e kishte fyer.

Ndërkohë, edhe të afërm të të moshuarit konfirmuan dje për “Gazeta Shqiptare” se ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e së enjtes në lagjen “Shkallë” të Borshit ka pasur shkak një sherr banal mes dy bashkëfshatarëve. Nipi i viktimës, Adriatik Lapaj tregoi me lot në sy se si u ekzekutua Et’hem Brahimaj.

-Advertisement-

“Ne jemi 15 nipër e mbesa në atë derë. Gjyshi ishte duke hapur derën për të shkuar në bahçe për të spërkatur rrushin. Në atë moment kishte kaluar afër banesës së tij një vajzë nga lagjja, e cila e kishte pyetur: Çfarë po bën xhaxha Et’hem. Ndërsa gjyshi i ishte përgjigjur: Po ja o bijë, po shkoj të spërkas hardhitë se tani është koha. Kaq i kishte thënë vajzës, e cila kishte vijuar rrugën. Por, pas pak ajo kishte dëgjuar një krismë arme, ndaj ishte kthyer mbrapsht. Vajza e kishte gjetur gjyshin të rrëzuar në tokë dhe të mbuluar me gjak. Ai nuk kishte arritur të hapte derën e bahçes, pasi Sokrat Xhuveli e kish qëlluar nga mbrapa koke. Gjyshi kishte mbetur i vdekur në vend. Dy dhi race kishte Sokrati dhe ato i mbante në shtëpinë e tij, që e kishte afër me atë të gjyshit”, tha nipi i viktimës. Ky i fundit pohoi se janë shokuar nga ajo që ndodhi.

“Është e tmerrshme t’i marrësh jetën tjetrit ashtu kot më kot. Jemi shumë të tronditur”, u shpreh i riu.

Ndërkaq, banorët e fshatit Borsh pohuan se autori i vrasjes, Sokrat Xhuveli është një person i shpërfillur nga familja, i divorcuar nga bashkëshortja tri vite me parë.

“Pas ndarjes nga gruaja, Sokrati jetonte vetëm, ndërsa fëmijët i ka në emigracion. Ai endej rrugëve dhe njihej nga të gjithë si konsumator i pijeve alkoolike”, u shprehën disa banorë.

Sipas këtyre të fundit, 78-vjeçari Et’hem Brahimaj, baba i gjashtë fëmijëve ishte njeri i qetë, punëtor dhe i respektuar në të gjithë zonën

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera