Lajme

Çekaj kundërshton paralajmërimin e Ramosajt për shtrenjtimin faturës së mbeturinave: Dështimet tuaja nuk është e drejtë të i’a faturoni qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 10 November 2026

Anëtari i Kuvendit komunal të Deçanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ndriçim Çekaj ka reaguar ndaj paralajmërimeve të kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, për rritjen e çmimit të faturës së mbeturinave nga 6 në 9 euro, apo edhe më shumë, shkruan Gazeta Infokus.

Çekaj përmes një postimi në “Facebook”, e ka cilësuar këtë paralajmërim si një goditje tjetër për qytetarët e Deçanit, në një kohë kur ata po përballen me rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

“Fatura e mbeturinave nuk duhet të rritet! Paralajmërimet e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj për shtrenjtimin e faturës së mbeturinave nga 6€ sa është, deri në 9€ e ndoshta edhe më shumë, është një goditje tjetër për qytetarët e Deçanit, në valën e madhe të rritjes së çmimeve”, ka deklaruar Çekaj.

-Advertisement-

Ai ka kundërshtuar arsyetimin se shtrenjtimi po bëhet për shkak të rritjes së shpenzimeve të kompanisë, duke akuzuar pushtetin lokal të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se e ka shndërruar ndërmarrjen komunale “Higjiena” në vend punësimi për militantë partiakë dhe familjarë.

Sipas tij, nëse ndërmarrja do të kishte më pak të punësuar në administratë, do të mund të ofronte shërbime më cilësore dhe kushte më të mira për punëtorët operativë.
“Sikur ta ngarkonin më pak me administratë do të kishte edhe shërbime më të mira, edhe punëtorë të operativës të trajtuar me dinjitet, edhe kompania do të paguante obligimet e nuk do të vinte puna që një ndërmarrje komunale të hap deponi ilegale si ajo tek fshati Hulaj, e pastaj të marrë edhe dënim për veprimtari ilegale. Prandaj dështimet tuaja kronike nuk është e drejtë të i’a faturoni qytetarëve”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus./

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy