Lajme

Abdixhiku shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të IRI-t ndaj LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 10 November 2026

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen Nix.

Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve, mbështetjen për proceset e demokratizimit dhe zhvillimin e brendshëm partiak.

Po ashtu, temë e diskutimit ishin zhvillimet aktuale politike në Kosovë, projektet e përbashkëta dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, me theks në forcimin e kapaciteteve organizative dhe politike të LDK-së.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy