Lajme

Ahmeti akuzon Qeverinë për bllokimin e themelimit të ndërmarrjes lokale “Ulpiana” në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 10 November 2026

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar lidhur me procesin e themelimit të Ndërmarrjes Komunale “Ulpiana”, duke paraqitur kronologjinë e veprimeve institucionale që nga viti 2021.

Ahmeti ka bërë të ditur se Komuna e Lipjanit ka dërguar gjithsej tetë shkresa zyrtare në institucionet përkatëse, duke kërkuar përgjigje për procedurat e mëtejshme, por sipas tij, deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ministria përkatëse.

Ai ka theksuar se themelimi i ndërmarrjes synon përmirësimin e shërbimeve të grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave, pasi, sipas tij, kompania rajonale “Pastrimi” nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të ofruar shërbim efikas në Lipjan.

-Advertisement-

“Qytetarët meritojnë ta dinë të vërtetën, ndërsa institucionet kanë për detyrë të japin përgjigje”, ka shkruar Ahmeti.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy