Lajme

Plagosen me ar*më zjarri dy persona në Gjakovë, i dyshuari arrestohet, sekuestrohet një push*kë automatike

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 10 November 2026

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e Gjakovës, konfirmoi se sot rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin, Krasniqi tha se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar “tri (3) gëzhoja dhe një (1) armë e gjatë automatike”.
Personi i dyshuar është arrestuar, “ndërsa lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, përfundoi Krasniqi.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy