Shiroka-Pula pret në takim ambasadoren e Zvicrës, përmend rolin e diasporës dhe kontributin e KFOR’it zviceran
Autori: Gazeta inFokus
16:57 | 10 November 2026
Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën tha se diskutoi për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën.
Presidentja vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar se ky shtet vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të vendit, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe zhvillimor, thotë Presidenca.
Ajo shprehu mirënjohjen për angazhimin shumëvjeçar të Zvicrës në zhvillimin e Kosovës, mbështetjen në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian të vendit.
Shiroka-Pula theksoi “rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës shqiptare në Zvicër, e cila vazhdon të japë kontribut të veçantë në forcimin e partneritetit Kosovë–Zvicër”.
Në takim u vlerësua gjithashtu kontributi i Forcave të Armatosura Zvicerane përmes kontingjentit Swisscoy, pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it në kuadër të NATO-s që nga viti 1999, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
“Presidentja Shiroka Pula potencoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet dhe se Zvicra do të vazhdojë të mbetet përkrahëse e Kosovës”.

T� tjera
-
Nagavci njofton për intervistimin e kandidatëve për Bordin e RTK-së: Jemi siguruar që procesi të jetë i drejtë dhe i paanshëm
Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se sot janë zhvilluar intervistat me kandid...
-
Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme për Raportin e Komisionit Evropian
Kuvendi i Kosovës do të mbajë të mërkurën, më 11 nëntor 2026, seancë të jasht...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve
Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, pritet që gjatë ja...
-
Kurti i drejtohet nga Parisi Listës së Studentëve në Serbi: Njiheni realitetin e shekullit 21, Kosova është shtet i pavarur
Kryeministri Albin Kurti në një bisedë me studentë të Paris School of Interna...
-
Bien lindjet në Shqipëri, 10 qarqe regjistrojnë tkurrje gjatë vitit 2026
Shqipëria po përballet me një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i vazhdueshëm...
-
Musmurati akuzon Muratin për bllokimin e 100 kamionëve për mbeturina: Ministria e Financave nuk jep përgjigje
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Besianë Musmurati, ka prezantuar sot dokumentacio...
-
Tahiri dhe Çitaku takohen me Prattipatin: Partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për paqen
Arian Tahiri dhe Vlora Çitaku, kanë zhvilluar një takim me të ngarkuarën me p...
-
Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
Kryebashkiaku Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë Sekretarit të Përg...
-
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një personi të dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’
Policia e Kosovës po kërkon ndihëmë nga qytetarët për lokalizimin e një perso...
-
“Teoria shqip, praktika maqedonisht”, Qeveria e Mickoskit e çon në Venecia propozimin për ligjin e Jurisprudencës
Në seancën e sotme të qeverisë në Maqedoninë e Veriut, ka kaluar informacioni...
-
Presidentja pret shefin e EULEX’it, thekson rëndësinë e bashkëpunimit me ndërkombëtarët për forcimin e ligjit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Shefin e Misi...
-
“S’mund të jesh sot PDK e nesër OVL”, Nasim Haradinaj thotë se ata që dolën sa për protagonizëm në protesta tash duhet t’i bartin pasojat
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka shpërthyer në kritika ndaj ...





























