Lajme

AGK mirëpret aktakuzën e re për sul*met ndaj gazetarëve në veri, kërkon përgegjësi

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 10 November 2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës kundër A.S për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Aktakuza lidhet me ngjarjet e 29 majit 2023 në Zveçan dhe sipas komunikatës së Prokurorisë Speciale, i dyshuari akuzohet edhe për sulmet ndaj gazetarëve atë ditë.

“A.S., akuzohet se në bashkëkryerje, përmes përdorimit të dhunës i ka sulmuar ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorë mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe armë zjarri. Si pasojë e këtyre sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dhe së paku 30 (tridhjetë) pjesëtarë të KFOR-it, 3 (tre) prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda. Gjatë këtij sulmi po ashtu, janë sulmuar edhe veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e asaj dite”, thuhet në një komunikatë.

-Advertisement-

Sipas të dhënave të AGK-së, në një periudhë prej 5 javësh gjatë tensioneve në maj-qershor 2023, janë shënuar 35 raste të sulmeve ndaj gazetarëve në pjesën veriore të Kosovës, duke përfshirë sulme fizike.

AGK-ja nëpërmjet një reagimi në Facebook ka thënë se do të angazhohet që sistemi i drejtësisë të mbajë përgjegjës të gjithë kryerësit e këtyre sulmeve, që penguan punën e mediave dhe gazetarëve në këtë periudhë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy