Lajme

Mbyllet Dermatologjia në Ferizaj, specialisti në pushim vjetor

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 31 May 2017

Reparti specialistik i Dermatologjisë i Spitalit rajonal të Ferizajt, është mbyllur deri më 19 qershor, ngase specialisti i vetëm ka nisur pushimin vjetor.

Bejtush Jaha u.d i drejtorit të Spitalit rajonal të Ferizajt ka shpjeguar se mjeku i Dermatologjisë me të drejtë ligjore ka shkuar në pushim vjetor, ndërkohë që nuk kanë ndonjë mjek të tillë për ta zëvendësuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Përveç Repartit të Dermatologjisë ne kemi mungesë të stafit mjekësor edhe në Repartin e Urologjisë, Ortopedisë, Kirurgjisë, Gjinekologjisë, Pediatrisë dhe Hemodializës. Mirëpo, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme, Ministria e Shëndetësisë nuk po e rrit numrin e personelit”, ka thënë Jaha.

-Advertisement-

Ai thekson se këto ditë kanë pranuar dhjetëra ankesa nga pacientët shkaku i mungesës së mjekut të lëkurës, mirëpo fajin ia hedh Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga ana tjetër Gëzim Kokollari, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se brenda një të ardhmeje të afërt do të kompletohet Spitali rajonal i Ferizajt me staf mjekësor derisa kanë pranuar kërkesa nga niveli lokal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera