Lajme

Granatat e Luftës së Dytë Botërore shpërthejnë në një garazh, tronditet qyteti gjerman

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 31 May 2017

Policia gjermane arrestoi një 51- vjeçar pas një arkë me granata nga Lufta e Dytë Botërore shpërtheu në garazhin e tij.

Policia u thirr nga një sërë dëshmitarësh  në Hennef në Gjermaninë Perëndimore, të  cilët raportonin për një shpërthim, shkruan syri.net

Zjarrfikësit e gjetën garazhin në flakë dhe pjesa më e madhe e municionit shpërtheu ndërkohë që ata u përpoqën  ta nxirrnin  jashtë.

-Advertisement-

Pronari, një koleksionist privat, tha se i kishte blerë municionet në tregun e zi, raporton “BBC”.

Raportet sugjerojnë se forca e shpërthimeve hodhi të gjitha objektet deri në 10 metra në ajër.

Nuk pati të plagosur, por shtëpitë pranë vendngjarjes u evakuuar në mënyrë emergjente

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera