“Do ta bashkojmë Mitrovicën”, retorikë boshe për vota
Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 30 Maj 2017
Kandidatët për kryeministër të Kosovës nga koalicionet dhe subjektet politike, si dhe liderë të subjekteve politike kanë dhënë një premtim të madh në Mitrovicë – se do ta bashkojnë qytetin e ndarë që nga paslufta.
Për qytetarët e Mitrovicës ky premtim është vetëm një retorikë për të fituar vota, shkruan sot, gazeta ZeriKandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka dhënë një premtim të madh në Mitrovicë, të hënën.
Gjatë një vizite punimeve në urën e Ibrit, të hënën, Hoti ka premtuar se do ta bashkojë Mitrovicën që në fillim të mandatit të tij si kryeministër i Kosovës.Sikurse edhe kandidati i koalicionit PDK-AAK-“Nisma”, Ramusha Haradinaj, një javë më përpara edhe Hoti ka siguruar qytetarët se do t’i bashkojë dy anët e qytetit të ndarë.
“Me përkrahjen e madhe të partnerëve tanë nga Bashkimi Evropian dhe nga SHBA-ja së shpejti kjo urë do t’i bashkojë qytetarët e dy anëve të Mitrovicës për lëvizje të lirë.
Do t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset që kemi dhe do të punojmë shumë edhe në qeverinë e ardhshme që veriun e vendit ta integrojmë në sistemin institucional dhe ekonomik të vendit”, ka thënë Hoti, sipas të cilit veriu tanimë është integruar plotësisht. “Institucionet shtetërore funksionojnë në gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë Doganën, Administratën Tatimore, organet e rendit dhe të ligjit.
Do të punojmë shumë me komunitetin serb për t’i integruar plotësisht, sepse ata janë qytetarë të barabartë të vendit.Do të shfrytëzojmë gjithë autoritetin që kemi institucional për t’i bërë ata që të ndihen mirë në shtetin e Kosovës. Kemi një fond zhvillimor që i ndihmon veriut për të investuar në infrastrukturë arsimore, shëndetësore”, ka shtuar Hoti.

T� tjera
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...

































