Lajme

Përfundimisht BESA i bashkangjitet VMRO-së në opozitë

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 26 May 2017

Pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe LR-PDSH-së, Ziadin Selën,  Zoran Zaev sonte pritet të takohet me Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA. Siç mëson portali TetovaSot, Zaev nuk do ta marrë BESËN në qeverinë e ardhshme pasi dyshon se kjo ka lidhje me VMRO-në.

Zyrtarisht pritet që edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të jep deklaratë për mos marrjen e BESËS në qeverinë e re ku do të jenë LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët.

Ndryshe ende nuk është mësuar se si është ndarë kulaçi qeveritarë mes tre partive. Jo zyrtarisht mësohet se Ahmeti është treguar zemërgjerë me Ziadin Selën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera