Lajme

Haziri kujton Ibrahim Rugovën në ditën e Presidentit

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 24 May 2017

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës në ditën e Presidentit.

Haziri e ka falënderuar presidentin pasi sipas tij  ka inicuar procese, ka shkaktuar procese, ka realizuar ëndrra, transmeton Infokusi.com

“Dita e Presidentit të Republikës lidhet me 24 majin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para të lira nacionale për presidentin e Republikës së Kosovës, në të cilat fituesi doli Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova” ka shkruar mes tjerash Haziri.

-Advertisement-

Postimin e plotë të Hazirit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

“Në Ditën e Presidentit, Komuna e Gjilanit shënon disa aktivitete, duke filluar nga shënimi i Ditës së Shkollës “Thimi Mitko”, për të vazhduar më pas me aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”. Dita e Presidentit të Republikës lidhet me 24 majin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para të lira nacionale për presidentin e Republikës së Kosovës, në të cilat fituesi doli Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova ka inicuar procese, ka shkaktuar procese, ka realizuar ëndrra. Faleminderit President!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera