Një grua në gjendje jo të mirë, pret në shkallë të QKUK’së dhe askush nuk e ndihmon (Video)
Autori: Gazeta inFokus
20:12 | 19 Maj 2017
Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, një grua e moshuar ka mbetur për një kohë pa ndihmën e mjekëve të QKUK’së. Derisa ajo është e ulur në shkallë dhe nuk mund të lëvizë, përreth i kalojnë disa mantelbardhë, por nuk e çajnë kokën për të. Punën e tyre e kryejnë disa qytetarë.
Me një shishe ujë afër vetes, këpucë të zbathura, një grua e shtyrë në moshë është ulur në shkallët e Klinikës së Kirurgjisë Torakale.
Gjendja e saj nuk duket e mirë.
Pranë saj rri një burrë dhe një grua. Aty pranë kalojnë disa mantelbardhë, por nuk ndalen qoftë edhe për të pyetur çfarë ka.
Pas pak, afrohet një doktoreshë, e cila pyet për të sëmurën.
Vajza që po filmon këtë situatë, i tregon asaj se të tjerë mjekë kanë kaluar këndej, por s’ka intervenuar askush. Ajo thotë se kjo grua ka qëndruar për 30 minuta në gjendje të tillë.
Doktoresha në fund tha se po vjen një ekip për ta dërguar atë në emergjencë. Teksa as vetë nuk merret me këtë punë.
Kohavisioni ka kontaktuar edhe me drejtorin e Kirurgjisë Torakale, por pasi e ka parë videon, ai ka thënë se gruaja gjendet një kat më poshtë në pjesën e Kirurgjisë.
Ai ka thënë se ndien keqardhje për mosndërhyrjen e mjekëve për rastin në fjalë, por ka shprehur dilemë nëse për këtë gjendje kanë faj edhe familjarët e së sëmurës që nuk kanë reaguar me kohë.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...


































