Lajme

Kujtim Shala i bashkohet ‘Vetëvendosjes’ (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 17 Maj 2017

Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Prizren sot i është bashkuar profesor Kujtim Shala, raporton “Zeri.info”.

Këtë e ka bërë të ditur për “Zeri.info”, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka.
Ai ka thënë se profesor Shala deri më tani nuk ka qenë aktiv në asnjë parti.

“Profesor Shala deri më tani nuk ka qenë aktiv në ndonjë parti, pavarësisht se në periudha të ndryshme i ka ndihmuar partive të ndryshme. Sot ai na është bashkuar neve”, ka thënë shkurt Haskuka për “Zeri.info”.

-Advertisement-

Ndryshe, Kujtim Shala, është shef i Departamentit të Stomatologjisë në Fakultetin e mjekësisë, po ashtu ai ka qenë edhe kryetar i Odës së Stomatologëve të Kosovës edhe Odës së Profesionistëve Shëndetësorë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy