Tahiri takon delegacionin nga Republika e Estonisë/FOTO
Autori: Gazeta inFokus
13:49 | 17 Maj 2017
Ministrja për Dialog Edita Tahiri u takua me delegacionin nga Republika e Estonisë, kryesuar nga Aino Leppik von Wiren, nënsekretare për çështje evropiane në MPJ të Estonisë, e shoqëruar nga ambasadorja e Estonisë në Austri, jorezidente për Kosovë, Eve-Külli Kala , Airi Alakivi, zyrtare e Deskut për Zgjerimin e BE-së dhe Alice Lõhmus, zyrtare e Deskut për Kosovën në MPJ të Estonisë
Duke i falënderuar për përkrahjen që Estonia ka dhënë për Kosovën, ministrja Tahiri shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve të përvojave ndërmjet Kosovës dhe Estonisë dhe njëkohësisht njoftoi delegacionin estonez për zhvillimet e fundit në vend dhe angazhimet për integrimet euro-atlantike.
Lidhur me zhvillimet e fundit në vendin tonë si dhe për situatën aktuale politike në Kosovë, ministrja Tahiri theksoi se zhvillimet e fundit kanë të bëjnë me proceset demokratike dhe jemi në fazën e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa presim zgjedhje të ndershme, të lira dhe transparente.
Në këtë takim ministrja Tahiri kërkoi mbështetjen nga shteti i Estonisë, e cila do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në fund të vitit 2017, të ndihmojë avancimin e integrimit evropian të Kosovës duke shtuar se shteti i Kosovës mori Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe është duke punuar në përmbushjen e reformave të MSA-së. Njëkohësisht ajo kërkoi që Estonia si kryesuese e radhës të promovojë politikat e zgjerimit të BE-së drejtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pasi që zgjerimi sjellë përfitime edhe për BE-në edhe për vendet që bashkohen. Ministrja poashtu kërkoi që pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën duhet sa më shpejt të njohin pavarësinë e saj, sepse kjo do të ndikojë në forcimin e paqes në rajon dhe Evropë dhe do të kontribuonte për ndaljen e ndërhyrjeve destruktive nga ana e shteteve që ishin humbëse në luftën e ftohtë. Më tutje, ajo theksoi se duhet të rritet bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në duke pas parasysh që rajoni jonë po ballafaqohet me ambiciet e shfaqura nga Rusia për të rritur ndikimin e saj.
Ndërkaq, znj. Wiren ka shprehur vullnetin e shtetit të saj për mbështetjen e Kosovës në proceset e integrimit euro- atlantik duke përfshirë këtu liberalizimin e vizave dhe afrimin e mëtejmë me BE-në dhe anëtarësimin në organizata tjera. Poashtu znj. Wiren theksoi se Estonia si kryesuese e radhës e BE-së do të jetë e angazhuar të promovojë politikat e zgjerimit të BE-së drejtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi që e sheh të rëndësishëm rolin e saj në këtë pjesë të rajonit./INFOKUSI


T� tjera
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...






























