Lajme

“Koalicionet parazgjedhore po ndodhin për përfitime partiake”

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 16 May 2017

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë Krenar Shala është shprehur pesimist sa i përket koalicioneve parazgjedhore në Kosovë, sipas tij këto koalicione po bëhen vetëm për përftime të tyre dhe jo për interes të vendit tonë.

“Fatkeqësisht, koalicionet nuk bëhen në bazë të vullnetit për ta shpëtuar republikën por bëhen vetëm për interesa të ngushta klanore e partiake, prandaj është vështirë që të parashikohen ato” ka thënë Shala për GazetaBlic.

Tutje Shala thotë që ka gjasa që të ketë përsëri tensionime në politikë.

-Advertisement-

“Mendoj që status-quo qeverisëse do të vazhdoj edhe në mandatin e ardhshëm dhe se nuk përjashtohet mundësia qe të kemi krizë sikurse në këtë mandate”

Deri më tash disa parti kanë nënshkruar marrëveshje për koalicione, dhe pritet që të hyjnë së bashku në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka nënshkruar marrëveshje për koalicion me “Alternativen”, po ashtu edhe me Aleancën Kosova e Re.

Ndërsa  Partia Demokratike e Kosovës ka bërë shtatë koalicione me partitë e vogla në Kosovë.

Zgjedhje e jashtëzakonshme do të mbahen me 11 qershor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera