Lajme

RrGGK dënon ashpër dhunën ndaj Arbana Xharrës

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 13 May 2017

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) përmes një komunikate për media të shtunën dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj Arbana Xharra, duke theksuar se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme edhe me legjislacionin në fuqi.

Xharra pak ditë më parë aderoi në subjekt politik. Pa marrë parasysh mendimet politike dhe zgjedhjet e cilitdo për të ardhmen e tyre si dhe fjalët e shprehura, Kosova duhet të jetë shtet në të cilin dominon liria e shprehjes dhe mundësitë e zgjedhjes pa presione, thuhet në reagim.

Xharra, pas aderimit të saj në politikë, është sulmuar këto ditë të fundit në media sociale me një fjalor banal si dhe komente seksiste në veçanti pse është grua, dhe kjo, sipas RrGGK-së ka çuar edhe në krijimin e një ambienti gjykues, urryes dhe linçues për të.

-Advertisement-

RrGGK kërkon nga organet e drejtësisë që të reagojnë sa më shpejt në hetimin dhe zbardhjen e rastit me hetime të pavarura për gjetjen e fajtorëve, duke mos lejuar krijimin e një ambienti kaotik dhe konspirativ i cili mund të përdoret për poenë politik nga ndonjë subjekt politik në Kosovë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera