Lajme

Alternativa arrin marrëveshje me LDK-në, synohet koalicioni i gjerë edhe me AKR e VV

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 12 May 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lidhur marrëveshje parazgjedhore me Alternativën, konfirmon një anëtar i këtij subjekti të ri politik.

“LDK dhe Alternativa do të shkojnë së bashku në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit”, ka thënë burimi për Telegrafin.Burime të Telegrafit marrin vesh se Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës dhe Ilir Dedës, përveç bashkimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, po tenton që ta zgjerojë frontin edhe me Aleancën Kosova e Re (AKR).

Sipas këtyre burimeve, në diskutim është edhe mundësia që Lëvizja Vetëvendosje (VV) të bëhet pjesë e këtij koalicioni të gjerë.

-Advertisement-

‘’Besojmë fuqishëm se ky koalicion do dilte fitues dhe do t’i merrte mbi 50 për qind të votave”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera