Shëndetësi

E frikshme! Ja çfarë ndodh me trupin nëse merrni ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve një javë rresht

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 12 May 2017

Përdorimi i ibuprofenit ose ilaçeve të zakonshme për lehtësimin e dhimbjeve për një javë rresht rrit rrezikun për atak në zemër, sugjeron një studim i ri.

Të dhënat nga gati 450 mijë pacientë i kanë lidhur 5 llojet e ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve – ibuprofeni, celecoksoib, diklofenaku, naprokseni dhe rofekoksib – me problemet në zemër.

Hulumtuesit shkencorë kanadezë kanë zbuluar se njerëzit që i marrin këto ilaçe në doza të larta, të quajtura ndryshe ilaçe anti-inflamatore jo-steroidale, janë më të rrezikuar. Dhe rreziku nis të rritet vetëm një javë pasi keni filluar t’i përdorni këto ilaçe.

-Advertisement-

Me fjalë të tjera, rreziku për atak në zemër rritet me gati 5 herë krahasuar me ata që nuk marrin asnjë ilaç.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Montreal theksojnë se rreziku për atak i shkaktuar vetëm nga marrja e këtyre ilaçeve është vetëm 1% në vit. Megjithatë, ata thonë se mjekët duhet të marrin në konsideratë mjekimet alternative për lehtësimin e dhimbjeve.

Në një artikull të botuar tek Revista Mjekësore Britanike, hulumtuesit shkencorë thonë: Duke qenë se rreziku për atak akut në zemër fillon të shfaqet që në javën e parë dhe bëhet më i dukshëm në muajin e parë të trajtimit me doza të larta, mjekët duhet të marrin në konsideratë peshën e rrezikut dhe përfitimet e ilaçeve anti-inflamatore jo-steroidale para se të japin trajtimin, sidomos për dozat e larta”.Burimi: Daily Mail

Etiketa:
ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy