Lajme

Një muaj arrest shtëpiak për zyrtarin e arkivit që dyshohet për keqpërdorim detyre

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 13 November 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj zyrtarit të Arkivit Ndërkomunal, M.B., i cili dyshohet për keqpërdorim detyre.

Gjyqtari i procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit M.B. si të pabazuar dhe përmes Aktvendimit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej 1 muaji, tha gjykata në njoftim.

“Gjykata ka obliguar Stacionin Policor në Lipjan që ta zbatojë masën e arrestit shtëpiak për të pandehurin M.B., dhe në çdo kohë të verifikojë zbatimin e kësaj mase dhe pa vonesë të njoftojë Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda për shkeljen eventuale të kësaj mase nga ana e të pandehurit”.

-Advertisement-

Gjykata erdhi në përfundim se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit M.B., pasi kjo masë është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale dhe rrjedhën e papenguar të procedurës penale, në këtë çështje penale.

Nëse i pandehuri nuk e respekton këtë aktvendim, Gjykata paralajmëroi se masën e arrestit shtëpiak do ta zëvendësojë me masën e paraburgimit.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Për këtë rast, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, doli me një sqarim ku tha se i dyshuari është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në varësi të Ministrisë së Kulturës.

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy