Lajme

Ardian Gola: Të mos ngatërrojmë pozitën me meritën dhe titullin me dijen

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 13 November 2026

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, ka ndarë një reflektim mbi veprën e famshme “Lavdi marrisë” të autorit Erazmi i Roterdamit.

Përmes një postimi në facebook, Gola ka theksuar se mesazhet e kësaj vepre, edhe pesë shekuj pas publikimit, vazhdojnë të jenë aktuale dhe të shërbejnë si pasqyrë për shoqërinë.

“Pranë Erazmit të Roterdamit, autorit të veprës së famshme, ‘Lavdi marrisë’, e cila edhe sot mund të na shërbejë si pasqyrë para vetes.

-Advertisement-

Pesë shekuj më vonë, ironia e tij vazhdon të na prekë. Sa lehtë e ngatërrojmë titullin me dijen, pozitën me meritën, sigurinë në vetvete me të vërtetën por edhe se me çfarë lehtësie e dallojmë marrëzinë te të tjerët por jo edhe te vetja.

Vepra e Roterdamit mbetet një ftesë për ta ruajtur aftësinë për të pyetur, për të dëgjuar dhe për t’i shqyrtuar edhe bindjet e veta.

Libri në duart e tij siç shihet në statujë mbetet i hapur. Do të ishte mirë që të tilla t’i mbanim edhe mendimet tona”, ka thënë Gola.

 

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy