Gecaj godet Thaçin dhe Veselin: Diktatorë të një fytyre
Autori: Gazeta inFokus
09:36 | 12 Maj 2017
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj i ka quajtur pjesëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, ustahë të dredhisë. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, janë diktatorë të një fytyre.
Ai ka thënë se populli nuk do të lejojë që vendi të shkojë drejt një autokracie. Duke shtuar se ankesat e tyre për mungesë të dinamizmit të madh në qeverisje, nuk janë të qarta. Përshkak se siç tha ai askush nuk I ka penguar që të punojnë për të mirën e vendit.
Ja postimi i tij i plotë:
USTAHËT E DREDHISË
“Na nevojitet një dinamizëm më i madh në qeverisje”, po thonë përfaqësues të PDK-së. Po kush bre ua ndali atë dinamizëm gjatë këtyre viteve të bashkëqeverisjes, por edhe atyre të mëhershmëve. Kësaj pune britanikët i thonë “spinning the truth” (dredhje e së vërtetës), dhe këtë atje e bëjnë ekspertët e quajtur “spin doctors” (doktorët/ustahët e dredhisë), e te cilët janë profesionistë të së ashtuquajturës “dyfytyrësi” në politikë! Si duket përfaqësuesit e PDK-së kanë marrë kurse të tilla, pasi që gjithë pa përjashtim mundohen t’i hedhin hi syve popullit me fraza boshe dhe me rrena të pa kulluara. Brengosëse për qytetarët e Kosovës duhet të jetë tendenca që për herë të parë po tentohet që një parti të fus nën kontroll të plotë tërë qeverisjen në vend, duke “uzurpuar dinakërisht” të dy funksionet kyçe pushtetare në vend (presidentin dhe kryeministrin) – diktaturë me dy profile të një fytyre (Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli). Por jam gjithashtu i sigurt se populli i Kosovës nuk do të lejoi që vendi ynë të ecën drejt një autokracie të tillë, porse të tillëve do t’u japi një shpullë të fortë që ta mbajnë mend kohë të gjatë.

T� tjera
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...































