Lajme

Ushtria siriane avancon në Alepo

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 11 Maj 2017

Njëkohësisht me avancimin e forcave të ushtrisë siriane në Alepo, grupi terrorist Fat’hul Sham kërkoi të largohet nga zonat lindore të Alepos.

Ky grup terrorist ka kërkuar nga forcat e ushtrisë siriane të tërhiqen  nga rruga Kastilo në pjesën veriore të Alepos, me qëllim që pjesëtarët e këtij grupi terrorist të largohen drejt kufirit me Turqinë.

Ndërkohë, njësitë e ushtrisë siriane vazhdojnë spastrimin e rajoneve lindore të Alepos nga prania e terroristëve të armatosur dhe aktualisht kontrollojnë mbi 80 % të territorit të Alepos.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy