Lajme

Mendoi se dikush po e vinte në lojë, drejtori i FBI e mësoi lajmin e shkarkimit nga televizori! (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 10 May 2017

James Comey mendoi se dikush po e vinte në lojë, kur mësoi fillimisht shkarkimin e tij nga detyra e drejtuesit të Byrosë Federale të Hetimit.

Sipas “New York Times”, Comey po fliste me stafin e tij në Los Angeles, e në ato momente lajmi nisi të shfaqej në një televizor pranë tij.

Pak pas kësaj, – vazhdon gazeta prestigjioze, – u dorëzua në FBI letra e presidentit Donald Trump, ku njoftohej largimi i njeriut që po hetonte lidhjet e stafit të tij të fushatës me Rusinë.

Lëvizja e Shtëpisë së Bardhë e ka lënë të shokuar Uashingtonin. Pretendimi i Trump është se, Comey nuk mund ta drejtonte në mënyrë të efektshme Byronë Federale të Hetimit, e për këtë iu referua mënyrës sesi ai i udhëhoqi hetimet ndaj Hillary Clintonit në kohën e skandalit të “e-mail”-eve.

-Advertisement-

Demokratët thonë se shkarkimi është vetëm pasojë e verifikimeve që Comey po bënte në lidhje me Moskën, përcjell tch.

Në letrën e dërguar prej tij, Trump thotë se pavarësisht faktit që e vlerëson informimin në 3 raste të veçanta se nuk ishte subjekt hetimi, pajtohet me gjykimin e Departamentit të Drejtësisë se Comey nuk është në gjendje ta udhëheqë në mënyrë të efektshme FBI-në.

“Është me rëndësi të madhe që të gjejmë një udhëheqje të re për FBI-në, për të rikthyer besimin e publikut dhe besimin në misionin e saj jetik për zbatimin e ligjit. Ajo është një nga institucionet më të respektuara të vendit dhe kjo ditë do të shënojë një fillim të ri për të”, shkruhej në letër.

Comey, prokuror prej një kohe të gjatë, ka qenë zëvendëskryetar i Departamentit të Drejtësisë gjatë administratës së presidentit George W. Bush dhe u emërua shef i FBI-së me mbështetjen e gjerë nga të dyja partitë në Kongres.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera